15:11 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Tensione brenda Kuvendit, maqedonasit në protestë kundër gjuhës

Situatë e tensionuar duket brenda dhe jashtë objektit te Kuvendit te Maqedonisë, raporton Indeksonline.

Para pak minutash, për shkak të tensionit të krijuar brenda në seancën ku pikë e parë e rendit të ditës ishte edhe ligji i gjuhëve, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi me kërkesë të opozitës dha pushim një orësh.

Në fillim të seancës, pjesa më e madhe e deputetëve të VMRO DPMNE-së u paraqitën për të marrë fjalën dhe kërkuan të shqyrtohen 35 mijë amendamenteve të kësaj partie që kanë parashtruar kundër këtij ligji.

Ndërkohë qytetarë në numër maqedonas janë mbledhur para godinës së Kuvendit dhe kërkojnë bllokimin e ligjit të gjuhës shqipe.

Vërehen edhe forca te shumta policore që gjenden përreth godinës se Kuvendit./Indeksonline/