10:36 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / LB

Tensione në Kuvend, Berisha bllokon Foltoren, Garda e rrethon

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bllokuar Foltoren e Kuvendit duke kërkuar të  marrë fjalën për t’iu kundërpërgjigjur Taulant Ballës.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, duke u bazuar në rregullore, tha se nuk mund ta marrë fjalën për replikë.