12:01 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Tensionet SHBA-Kinë kalojnë në NBA

Pas postimit mbështetës të protestave në Hong-Kong të drejtorit të përgjithshëm të klubit të Ligës Amerikane të Basketbollit (NBA), Houston Rockets, Liga Kineze e Basketbollit njoftoi se ka pezulluar lidhjet e saj me këtë klub, disa kanale televizive njoftuan se nuk do të transmetojnë ndeshjet e klubit, disa kompani tërhoqën sponsorimet e tyre, transmeton AA.

Postimi i Daryl Moreyt, në Twitter, ku ka shkruar: “Lufto për liri, mbështetje të Hong- Kongut”, shkaktoi reagime të shumta në Kinë.

Pas kësaj Liga Kineze e Basketbollit njoftoi se ka pezulluar lidhjet e saj me këtë klub, disa kanale televizive njoftuan se nuk do të transmetojnë ndeshjet e klubit, disa kompani tërhoqën sponsorimet e tyre.

Pas reagimeve NBA-ja u detyrua se ndien keqardhje nga postimi i Moreyt, ndërsa ai e fshiu postimin e tij. /IndeksOnline/