11:54 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / k.v

Tentim grabitja në pompën e derivateve, arrestohet njëri nga të dyshuarit

Është identifikuar dhe arrestuar njëri nga personat e përfshirë në tentaivëgrabitjen e ndodhur në pompën e derivateve në Stanofc i Epërm të Vushtrrisë.

Burimet e IndeksOnlinet brenda policisë kanë thënë se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë me tre fishekë.

“Më 20 shkurti, në orën 20 e 40 minuta në rrugën nacionale në fshatin Stanofc i Epërm – Vushtrri, një person kishte vërejtur tre persona të maskuar të panjohur dhe se njëri prej tyre kishte pasur një armë të shkurtër të zjarri, me të cilën dyshohet se kishte shtënë dy herë në drejtim të derës së pikës së derivateve”, thuhet në raportin e policisë.

Policia kishte dalë në vendin e ngjarjes dhe kishte vërejtur dy vrima nga arma e zjarrit dhe kishte konfiskuar dy gëzhoja.

Nuk ishte raportohet për të lënduar, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti ishte hapur si grabitje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./IndeksOnline/