12:02 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Tentim grabitje në një lokal në Prishtinë

Ditën e djeshme në njërin nga lokalet në Prishtinë ka ndodhur një tentim grabitje.

Kështu thuhet në raportin e policisë, ku më tej bëhet e ditur se dy punëtoret e këtij lokali ishin duke pastruar, teksa dy të dyshuar me maska kishin tentuar të kryej grabitje.

Pasi që nuk kishin mund të grabisnin, të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur./Indeksonline/