09:12 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / k.v

Tentim vrasje në Obiliq, arrestohet i dyshuari nga Maqedonia e Veriut

Është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut në Obiliq, pasi që ai kishte shkuar te shtëpia e viktimës mashkull kosovar dhe pas një mosmarrëveshje ishin rrahur ndëmjet vete, transmeton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit ai është dërguar në mbajtje.

Ende nuk dihet motivet e këtij rasti, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është klasifikuar si vrasje në tentativë./IndeksOnline/