11:15 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Tentim vrasje në Prizren, viktima dërgohet në spital

 

Një person është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një revoler, tri pistoleta (dy prej tyre, njëra me gaz dhe tjetra lodër) dhe 202 fishekë të kalibrave të ndryshëm, transmeton Indeksonline.

Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/