75 Mall Live Search
08:28 / E Hënë, 02 Qershor 2025 / L A

Tentoi ta kopjonte Maradonën, por Neymari ndëshkohet me karton të kuq

Gjiganti brazilian, Santos nuk i ka punët mirë në kampionatin brazilian.

Kjo pasi që Santosi gjendet në pozitën e 18-të në ligë, pozitë kjo që të çon në ligën e dytë.

Ajo çka mori vëmendjen ishte kartoni i kuq i Neymarit, i cili u ndëshkua në minutën e 76-të.

Braziliani, kishte prekur topin me dorë dhe kishte shënuar në stilin e Maradonës, por u ndëshkua shpejt nga arbitri me të kuq.

Kjo i kushtoi Santosit, pasi që minuta më pas Botafogo shënoi golin dhe duke e fituar ndeshjen me rezultat 0-1./IndeksOnline/