20:19 / E Shtunë, 05 Shkurt 2022 / MSH

Tentoi të vriste pronarin e hotelit, burgoset reperi shqiptar!

Reperi i famshëm, Ervin Selita i njohur me emrin artistik “Vinz”, është burgosur. Ai u arrestua nga policia e Tiranës dy ditë më parë, pasi tentoi të vrasë me armë zjarri Zeni Xhindin, pronarin e një hoteli në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi” në kryeqytet.

Kjo pasi reperi ka shkuar në hotel me një vajzë dhe në atë moment recepsionisti i ka kërkuar të resë kartën e identitetin.

Në debat janë përfshirë dhe pronarët e hotelit dhe Selita ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të Xhindit.

Nga ky sulm raportohet të mos ketë të lënduar.

Ervin Selita ka precedentë të mëparshëm penal pasi ka qenë i arrestuar edhe më herët, rreth dy vite më parë.