18:00 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Tentoi t’i frikësojë njerëzit për ”Halloween” me kostum arab, ylli i Bayernit kërkon falje

Mbrojtësi i Bayern Munich, Rafinha ka kërkuar falje për kostumin e tij arab gjatë mbrëmjes festive të ”Halloween-it”.

Llogaria zyrtare e klubit gjerman në Twitter postoi foto të disa lojtarëve, përfshirë edhe të brazilianit, Rafinha, me kostumet e tyre për festën e djeshme.

Postimi në Twitter më pas ishte fshirë. Rafinha e ri-postoi keqardhjen e tij pasi filluan debatet për veshjen e tij, transmeton IndeksOnline.

”Halloween është një festë e frikshme, me kostume të ekzagjeruara”, shkroi ai.

”Nuk ishte qëllimi im që ta hidhëroj askënd”.

33-vjeçari ishte veshur me një kostum tradicional arab, teksa mbante edhe një kuti me mbishkrimin: ”Kujdes”./IndeksOnline/

Temat: