14:50 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Valverde në telashe, ylli i skuadrës humbet sezonin

Rafinha nuk pritet të luajë më këtë sezon pasi Barcelona konfirmoi se lojtari i ka lënduar ligamentet e gjurit.

Mesfushori e pësoi këtë lëndim në ndeshjen ndaj Atletico Madridit në pjesën e dytë.

Megjithatë, Rafinha nuk u largua nga loja deri në fund të ndeshjes, transmeton IndeksOnline.

Testet mjekësore në qendrën stërvitore të dielën kanë konfirmuar shkallën e lëndimit – dhe Rafinha do t’i nënshtrohet një operimi këtë javë.

Është lëndimi i tretë serioz që Rafinha e pëson – ai mungoi tetë muaj vitin e kaluar shkaku i një lëndimi në miniskus.

Mungesa e Rafinhas përgjatë tërë sezonit mund t’i japë Carles Alenas dhe Denis Suarez të luajë./IndeksOnline/