20:57 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / AR

Tenton ta “godas” rivalin partiak, por ish-deputeti ia fut kot me një konstatim

Veton Berisha ka vite që e ka humbur besimin e komunitetit egjiptian në Kosovë.

Elbert Krasniqi dhe partia e tij IRDK po gëzojnë përkrahje të madhe në zgjedhjet e fundit, për çka arriti të bëhet edhe ministër në Qeverinë Kurti.

I njoftuar në terren me këtë situatë, Berisha po tenton ta “godas” rivalin e tij, Krasniqin me statusa në Facebook.

Madje në statusin e fundit, Berisha e ka bërë ministrin Krasniqi fajtor për qentë endacakë në vendë.

Por, duket se bashkë me arsyet, ish-deputetit i kanë humbur edhe Like-t në Facebook. Vetëm 40 Like ka marrë brenda 3 orëve në këtë status, që është shumë pak për një kryetar partie./Indeksonline/