11:48 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Tenton të vjedhë veturën në pikë të ditës, arrestohet personi në Prishtinë

Një person është zënë në flagrancë duke tentuar të vjedhë  një veturë.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00, në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Policia ka arrestuar personin ndaj të cilit është shqiptuar masa për 48 orë mbajtje.

“Rrethi i stacionit të autobusëve, Prishtinë 11.07.2018 – 13:05. Është arrestuar në vendin e ngjarjes i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili është zënë në tentim vjedhje të automjetit me tabela vendore, pronë e viktimës mashkull K/Shqiptar. Viktimës vetura i është kthyer, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit dërgohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes”, bën të ditur policia./Indeksonline/