Tenton t’i fusë 4 telefona djalit në burgun, arrestohet nëna
Një grua ka përfunduar në prangat e policisë së Fierit pasi ka tentuar që t’i fusë të birit të celularë në qeli.
Mësohet se e arrestuara është identifikuar si Olimbi H., 51 vjeçe, banuese në Fier.
Arrestimi i saj u bë pasi ajo ka tentuar të fut në burgun e Fierit, bashkë me ushqimet dhe 4 aparate celularë djalit të saj të burgosur.
Kjo gjë është pikasur nga policia gjatë kontrollit të cilët kanë bërë sekuestrimin e aparateve celulare, si dhe arrestimin e nënës së të burgosurit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Futja ose mbajta e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimit me burgim” e mbetur në tentativë.