11:45 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Teoria konspirative: CR7 beson se Perez ka plan kundër tij

Gazetari i mirënjohur italian, Tancredi Palmeri sot ka publikuar një analizë për Cristiano Ronaldon në Tutto Mercato Web.

Në këtë artikull, Palmeri ka zbuluar disa teori konspirative në lidhje me Cristiano Ronaldon.

Edhe ditë më parë, Ronaldo e pranoi se problemet e tij të fundit në futboll janë pjesë e një plani kundër tij, transmeton IndeksOnline.

Palmeri, duke cituar disa ”burime të afërta me lojtarin”, ka raportuar se Ronaldo beson se Real Madridi është aktiv duke punuar kundër portugezit.

Ai shkroi: ”CR7 beson se gjithçka filloi me Real Madridin dhe me politikat e Florentino Perezit për ta shembur reputacionin e portugezit nëpër botë”.

E gjithë kjo filloi me ceremoninë e UEFA-s, ku Ronaldo nuk u kurorëzua si futbollisti më i mirë i vitit, duke ia dhënë këtë çmim Luka Modricit./IndeksOnline/