08:01 / E Enjte, 06 Gusht 2020

Ter Stegen pranë rinovimit me Barcelonën, zbulohen detajet

Siç shkruan Mundo Deportivo, Ter Stegen është pranë rinovimit të kontratës me Barcelonën.

Bisedimet janë zhvilluar për një kohë të gjatë dhe madje është raportuar se gjermani do të largohet nga Camp Nou, mirëpo sipas raportimeve të fundit gardiani i Barcelonës pritet të firmos kontratë të re 5-vjeçare me Blaugranët.

Ter Stegen ka luajtur 44 ndeshje me Barcelonën këtë sezon dhe ka arritur që 15 herë ta mbajë portën të pa prekur. /IndeksOnline/