14:30 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Tërmet në këtë pjesë të Kosovës [Foto]

Dridhje të tokës janë  dëgjuar pak minuta më herët në qytetin e Pejës.

Sipas qytetarëve në rajonin e Dukagjinit kanë ndodhur dy tërmete të njëpasnjëshme.

Nga disa fotografi që ka dërguar një lexues në redaksinë e “Indeksonline”  besohet se epiqendra e këtij tërmeti është në Malin e Zi, pra në Berane që i bjen afër me pjesën  e Rugovës së qytetit kosovar.

Indeksonline mëson se tërmeti i parë ishte me 4.5 shkallë të Rihterit kurse i dyti 4.6.

“Në orën 14:05 minuta një tërmet me fuqi 4.6 të Rihterit ka goditur Malin e Zi më konkretisht 63 km në verilindje të Podgorices dhe 26 km në perëndim të Pejës. Tërmeti është ndjerë edhe në pjesë të ndryshme të Kosovës, veçanërisht pjesa perëndimore”, ka thënë një qytetar duke dashur të mbetet në kushte anonimiteti, shkruan Indeksonline.

Më poshtë pamjet:

/Indeksonline/