08:58 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Tërmet përsëri në Shqipëri

Një tërmet i lehtë me magnitudë prej 2.6 ballësh ka goditur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit të Shqipërisë, epiqendra e tërmetit ka qenë në Shkodër, rreth 11 kilometra në jugperëndim të fshatit Dedaj.

Lëkundja ka qenë e lehtë dhe është ndjerë shumë pak në qytet, por edhe në zonat përreth, ndërsa deri tani nuk ka raportie as për dëme.