08:41 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Tërmete edhe gjatë natës, në Durrës njerëzit flenë jashtë

Pas mesnatës ka patur disa lëvizje të forta të tokës dhe lëkundjet janë ndjerë më së shumti në qytetin e Durrësit.

Goditjet e tërmetit kanë qenë me fuqi më të ulët se në fillim, megjithatë nuk është dashur shumë që paniku të rritet.

Me batanije njerëzit kanë qëndruar jashtë, një pjesë e kanë kaluar natën duke fjetur nëpër makina.