Tërmeti dridh edhe Shkupin
Para pak çastesh në disa pjesë të Kosovës, përfshirë edhe Prishtinën, u dëgjuan dridhje nga tërmeti. Përdorues të rrjeteve sociale tregojnë se dridhjet janë ndier edhe në Shkup.
Në orën 11:47 në Prishtinë është ndier një tërmet, i cili akoma nuk dihet se ku kishte epiqendrën dhe sa ishte shkalla e Rihterit. Megjithatë, dridhje të tërmetit kanë ndier edhe qytetarët e Shkupit.