15:54 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tërmeti i fuqishëm/ Kompania nga Nigeria dhuron 100 mijë euro

Pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit, individë dhe kompani të ndryshme nga e gjithë bota po dhurojnë në ndihmë të atyre që janë prekur nga ngjarja tragjike.

Një kompani nigeriane ka dhuruar plot 100 mijë euro për të dëmtuarit e tërmetit.

Kompania Sterling Oil me qendër në Lagos të Nigerisë e ka bërë donacionin në një nga llogaritë e hapura prej qeverisë shqiptare.

Në specifikimin e bërë në dërgimin e parave tek banka shqiptare, kompania thotë se ky është një kontribut vullnetar për emergjencën që po kalon Shqipëria.

Kontributi është në emër të Nitin dhe Chetan Sandesara për kryeministrin e Shqipërisë në fondin e hapur për ndihmë pas tërmetit.

Vëllezërit Sandesara janë ndër biznesmenët me te fuqishëm në Nigeri, me një portofol investimesh në vende te ndryshme te botes.