18:28 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

Tërmeti në Shqipëri, presidenti Thaçi telefonon Ilir Metën dhe Edi Ramën

Gjatë ditës së sotshme ka ndodhur dy tërmete në Shqipëri, ku dridhjet janë dëgjuar edhe në Kosovë.

Përveç dëmeve materiale, ky tërmet ka lënduar edhe disa persona në Shqipëri, shkruan Indeksonline.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka telefonuar homologun e tij shqiptar, Ilir Meta dhe kryeministrin, Edi Rama.

Ai ka treguar se i ka ofruar ndihën e pakursyer të Kosovës për tejkalimin e situatës.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Hashim Thaçit:

Me shqetësim mora lajmin për pasojat e tërmetit që ndodhi sot në Shqipëri. Në biseda telefonike me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama ju shpreha solidaritetin e shtetit dhe popullit të Kosovës, si dhe ua ofrova ndihmën tonë të pakursyer për tejkalimin e situatës. Kam kërkuar po ashtu nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, që FSK të jetë në gjendje gatishmërie. Të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë. HTH