09:00 / E Enjte, 09 Shkurt 2023 / AR

Tërmeti në Turqi, sulltanesha ‘Hurem’ bën thirrje për solidaritet

Aktorja Meryem Uzerli e cila u bë e njohur për personazhin e saj tek seriali “Sulltani i madhërishëm” ka shkruar një mesazh në rrjetet sociale duke kërkuar ndihmë për popullin turk pas tërmetit.

Ajo ka bërë thirrje për solidaritet.

Në rrjetet sociale ka postuar një shirit të zi duke shkruar: “Ju lutem, nga kudo që jeni, përkrahni viktimat e kësaj tragjedie me çfarë keni”.

Gjithashtu shtoi: “Gjëja më e rëndësishme është që si qenie njerëzore të mbështesim njëri-tjetrin.”/Indeksonline/