21:07 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Tërnava: Nuk kam fuqi as ushtarake e as policore, i lumtur për përkrahjen që e kam

Kryeimami i Kosovës, Naim Tërnava thotë se është një udhëheqës shpirtëror dhe nuk nuk ka fuqi as policore as ushtarake.

Ai thotë se është ndier mirë që ka marrë përkrahje të madhe për të qenë në krye të BIK-ut.

“Jam një udhëheqës shpirtëror, nuk kam mundësi të ushtrojë diktat ndaj dikujt. S’kam as polici, as AKI, as Ushtri. Përkrahja ka qenë nisur nga besimi i tyre me punën që e kemi bërë bashkërisht, përkrahja nuk ka muguar asnjëherë. Unë e kam ndier vetën mirë, edhe sot e ndiejë veten mirë ngase e di se kemi punuar shumë. Gjatë rrugëtimit edhe mund të kem gabuar, mund të jetë dobësi”, ka thënë ai në  T7, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, çdo anëtar i BIK-ut ka të drejt të shpreh mendimin personal.

“Sigurisht që jetojmë në një kohë demokratike, dhe çdo kush katë drejtë të shpreh mendimin e vet të lirë, mirëpo asesi nuk guxojmë nëse dikush ka aspirata ose dëshiron të jetë myfti, që më pastaj ata të thonë fjalë që nuk përkojnë fare me të”, ka shtuar tutje ai.

Sipas tij, janë disa komuna të Kosovës që ende kanë nevojë për kuadro të reja, kur bëhet fjalë për imamët.

“Imamët kanë familje dhe janë njerëz, sigurisht që ata duhet të kenë pagë, ashtu si kujdeset kisha për priftërinjët,ashti edhe BIK të punësuarit e vet. Imamët që nuk janë në punë, kemi pak ose hiq, mirëpo ne kemi ende nevojë për disa komuna për kuadro”./ Indeksonline.