15:52 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Terror në Dukagjin, maskat grabisin pasagjerët dhe djegin furgonin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Dukagjin.

Në fshatin Pult, persona akoma të paidentifikuar nga policia kanë zënë pritë një furgoni dhe kanë grabitur shtetasit të cilët udhëtonin më të.

Por jo vetëm kaq, hajdutët me maska i kanë vënë zjarrin furgonit për të fshehur gjurmët.

Sapo janë njoftuar, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë marrë në pyetje pasagjerët dhe drejtuesin e mjetit.

Sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes. /albeu.com/