07:43 / E Hënë, 09 Maj 2022 / AD

Tesla padit ish-inxhinierin pasi dyshohet se vodhi sekretet e super-kompjuterit të saj

Tesla ka paditur ish-inxhinerin Alexander Yatskov për vjedhjen e informacionit “konfidencial dhe të ruajtur mirë” në lidhje me teknologjinë super-kompjuterike të kompanisë, të quajtur Project Dojo, siç u raportua fillimisht nga Bloomberg.

Në një kopje të ankesës, Tesla akuzon Yatskov se ka shkarkuar informacionin në pajisjet e tij personale dhe refuzon ta kthejë atë.

Yatskov, për të cilin Tesla pretendon se gënjeu në CV për historinë dhe aftësitë e tij të punës, filloi të punojë për prodhuesin e automjeteve elektrike si inxhinier termik në janar dhe ndihmoi në projektimin e sistemeve të ftohjes së Dojo-s.

Dojo është kompjuteri i trajnimit të rrjetit nervor të Tesla-s që përpunon sasi të mëdha të dhënash të përdorura për të trajnuar softuerin e AI-s në makinat vetë-drejtuese të Teslës. Sipas ankesës, Yatskov kishte akses në informacionin e ftohjes së Dojo, si dhe informacione të tjera konfidenciale që lidhen me projektin.

Tesla thotë se të gjithë inxhinierët nënshkruajnë një marrëveshje mos-zbulimi që duhet t’i ndalojë ata të zbulojnë ose ruajnë informacione konfidenciale për Dojo-n, të cilën Tesla thotë se Yatskov e ka shkelur duke gjoja “hequr informacionin konfidencial të Teslës nga pajisjet e punës dhe llogaritë, duke i vendosur ato në pajisjet e tij personale dhe duke krijuar dokumente të Tesla-s që përmbajnë detaje konfidenciale të Projektit Dojo në një kompjuter personal”.