75 Mall Live Search
17:09 / E Hënë, 30 Mars 2026 / L A

Test-test 1,2,3…Kosova U19 e mposht Turqinë

Kosova ka arritur fitoren e madhe ndaj Turqisë.

Bëhet fjalë për U-19shat tanë, të cilët fituan me rezultat 3-1, e vlefshme për kualifikueset e Evropianit U-19.

Golat për “Dardanët”, u realizuan nga Rin Ahmeti, Lorik Mehmeti dhe Leonit Gabrica, ndërsa për Turqinë ishte Ozan Demirbag.

Kosova U-19, mbeten të parët me 7 pikë ndërsa Turqia e parafundit me vetëm 4 pikë./IndeksOnline/