11:13 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tetë klube italiane të luajnë në Evropë?

Kompeticioni i ri nga UEFA raportohet se do të bëjë që tetë klube italiane të luajnë në Evropë.

Presidenti i Juventusit dhe shefi i Asosiacionit të Klubeve Evropiane, Andrea Agnelli e ka konfirmuar rikthimin e kompeticionit të tretë nga UEFA të martën.

La Stampa beson se përfshirja e 96 skuadra është gjithashtu një hap drejt ”Super Ligës Evropiane” duke bërë që kompeticionet e kontinentit të Evropës të zhvillohen tutje, transmeton IndeksOnline.

Gazeta në fjalë shkruan se kompeticioni i ri është jo edhe aq i dashur nga disa Federata, por tutje shkruhet se Italia mund të fitojë nga kjo.

Serie A aktualisht ka katër vende automatikisht të kualifikuara për në Champions League, dy për Europa League./IndeksOnline/

Temat: