75 Mall Live Search
20:00 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Tetë klube nga La Liga thyejnë rekorde në blerje, ja për cilët futbollistë

Tetë klube nga La Liga i kanë thyer rekordet në transfere. Alavés, Atlético, Eibar, Espanyol, Girona, Huesca, Rayo dhe Villarreal kanë bërë blerje rekorde këtë afat kalimtar.

Alaves e bleu nga Celta Vigo John Guidettin për 4 milionë euro, që është blerja më e shtrenjt në histori të skuadrës.

Villareal pagoi 18 milionë euro për kamerunasin, Ekambi për ta blerë nga Angers.

Girona bëri dy blerjet më të shtrenjta në histori të klubit këtë afat. Skuadra spanjolle pagoi 6 milionë euro për Muniesan dhe 6 milionë të tjera për Mojican, shkruan Indeksonline.

Skuadra e promovouar këtë vit në La Liga, Huesca ka paguar 800 mijë euro për Esrichen, që është shifra më e madhe ndonjëherë që ka shpenzuar kjo skuadër në blerje.

Rekord ka thyer edhe Rayo Vallecano duke paguar 2 milionë euro për Kakutan.

Atletico Madrid ka paguar bollëk parash për Thomas Lemar. 70 milionë euro është shifra rekorde që Atletico ka paguar për ish yllin e Monacos.

Edhe Espanyol ka regjistruar blerjen më të shtrenjt në histori të klubit. Borja Iglesias i ka kushtuar 10 milionë euro kësaj skuadre./Indeksonline/