15:11 / E Premte, 13 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tetë raste të reja me COVID-19.

Gjatë këtyre orëve nuk është regjistruar asnjë viktimë, teksa janë shëruar 15 pacientë.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 72 raste.