18:39 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Thaçi: Albin Kurti është anti-mit, ai është i zakonshëm

Opinionisti, Jusuf Thaçi, ka thënë se zhvillimet e fundit brenda Lëvizjes Vetëvendosje janë normale.

“Janë prit pak më zhurmshëm sepse Vetëvendosje në publik është njohur si kompakte me shumë pak dallime brenda”.

“Duke parë zhvillimet pas plasjes së skandalit duhet përmendur disa gjëra: Reagimi ka qenë i ashpër jo vetëm  për fyerjen që Dërguti i ka bërë Kurtit por se prapa veprimit qëndron një armiqësi. Fyerja tregon se ka një qëndrim të konsoliduar të një grupi karshi një personi”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë se është obligim i Vetëvendosjes që në mënyrë zyrtare të dalë të ua komunikojë publikut cilat janë arsyer ekzistojnë përçarjet. A janë ideologjike, konceptuale a politike.

“Ata që duan të mbajnë rol neutral dhe ta sulmojnë Albinin po mundohen ta justifikojnë se janë kundër mitizimit të Albinit dhe po dalin ta mbrojnë dikë tjetër”, ka thënë ai.

“Nëse në Kosovë ka lider që është simbol i anti-mitit është Albini, ai është i zakonshëm. Nuk besoj se dikush do që ta mitizojë Albinin. Nëse ai i njihen vlerat reale, nuk është mitizim”, ka thënë Thaçi.

Më tej ai ka thënë se nuk është momenti që Vetëvendosje të luajë rolin se nuk është duke ndodhur asgjë.

“Të gjithë po e dinë se nuk ka kompaktësi dhe ka probleme. Mendësia hakmarrëse nuk duhet të ndodhë ndaj akujt. Këto dy grupacione do të duhet t’i kandidonin kandidatët e vetë”, ka thënë Thaçi ndër të tjera.