16:34 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Arrestimet dhe kërcenimet nuk mund të ndalin transformimin e FSK-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas arrestimit të pjestarit serb të FSK-së.

Thaçi e ka quajtur shqetësuese arrestimin e Milosh Shoshiq nga policia serbe.

Sipas tij, veprimet e tilla janë kundër lëvizjes së lirë dhe janë goditje ndaj përpjekjeve për fqinjësi të mirë, shkruan Indeksonline.

I pari i Presidences ka theksuar se arrestimet dhe kërcenimet nuk mund ta ndalin as procesin e transformimit të FSK-së dhe as rrugëtimit të Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

Postimi i plotë:

Autoritetet në Serbi po vazhdojnë me qasjen e tyre armiqësore ndaj qytetarëve tanë të komunitetit serb, të integruar në institucionet e Republikës së Kosovës. Është shumë shqetësues arrestimi i pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Milosh Shoshiq, nga policia serbe në vendkalimin kufitar të Konçulit. Veprimet e tilla janë kundër lëvizjes së lirë, kundër të drejtave të njeriut, kundër vlerave evropiane dhe janë goditje e rëndë edhe ndaj përpjekjeve tona për fqinjësi të mirë. Për më tepër, këto veprime të policisë serbe vijnë vetëm pak ditë pasi liderët serbë kërcënuan pjesëtarët e FSK-së, qytetarë tanë të komunitetit serb, me arrestime vetëm pse janë pjesë e FSK-së, e cila shumë shpejt do të transformohet në Forcë të Armatosur të Kosovës. Arrestimet dhe kërcënimet nuk mund të ndalin as procesin e transformimit të FSK-së dhe as rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. HTH./Indeksonline/