09:05 / E Premte, 30 Tetor 2020 / OSH

Thaçi: Avni Mula është humbje madhe e kulturës kombëtare

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së artistit shqiptar, Avni Mula.

Thaçi, në një postim në Facebook ka thënë se vdekja e kompozitorit të shquar shqiptar, artistit të popullit, Avni Mula, është humbje madhe e kulturës kombëtare, familjes dhe miqve të tij.

“Brenda një periudhe të gjatë jetësore, Avni Mula kontribuoi në shumë fusha të artit muzikor, duke lënë pas një trashëgimi të pasur dhe elitare. Lamtumirë maestro, lamtumirë nderi i kombit!”, ka shkruar Thaçi.