21:51 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Thaçi çon në këmbë parlamentin kanadez (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë sot pjesë në “kohën e pyetjeve” në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit kanadez.

Pasi ka hyrë brenda në sallë, kryesuesi i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Kanadasë, Geoff Regan ka ndërprerë seancën, duke potencuar se sot mysafirë special është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton Indeksonline.

Më këtë rast, deputet e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Kanadasë janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur.

Presidenti Thaçi tash e disa ditë është duke takuar përfaqësues më të lartë shtetëror të Kanadasë./Indeksonline/