19:07 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Thaçi dekoron me medalje shtetërore diplomatin e kohës së Rambujes

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka dekoruar me medalje të Kosovës diplomatin e njohur francez, Federik Balen dy lurens.

Diplomati nga Franca shërbeu si ambasador në kohën e Konferencës së Rambujesë, raporton Indeksonline

Vlen të theksohet se presidenti Thaçi gjatë ditës së sotme ka promovuar librin e tij të ri në Paris.

“Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës” quhet ky libër me autor Jacques Baudouin dhe parathënie të shkruar nga Bernard Kouchner.

Nga ajo që mund të lexohet online, në këtë libër me protagonist presidentin e vendit, Hashim Thaçin, përshkruhen ngjarjet e korrikut 1999, ku pas njëmbëdhjetë javëve të bombardimeve, Sllobodan Millosheviq kapitullon dhe braktis Kosovën. /Indeksonline/