Thaçi del nga takimi me liderët e koalicionit qeverisës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dalë i pari nga takimi me krerët e koalicionit qeverisës.
Pas takimit, ai nuk ka pranuar të flasë asgjë pavarësisht përpjekjeve të Indeksonline.

Ndërsa, krerët e partive në koalicion po vazhdojnë të mbajnë takimin brenda restaurantit.
Indeksonline po përcjell nga afër këtë takim të mbyllur.

