12:33 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Thaçi dënon sulmet e Iranit, ndaj Ambasadës së SHBA-së, në Irak

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në Twitter ka reaguar ndaj sulmit që iu bë Ambasadës së Amerikës në Irak, nga Irani.

Ai ka thënë se dënon fuqishëm sulmet ndaj kompleksit të Ambasadës amerikane në Bagdad nga milicia e mbështetur nga Irani.

“Ne qëndrojmë pranë SHBA-së dhe i bëjmë thirrje Iranit që të ndalojë sulmet dhe të negociojë për të gjetur një zgjidhje paqësore”, ka shkruar Thaçi./Indeksonline