15:40 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Presidenti dënon vrasjen e vëllezërve Maloku të Malishevës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas vrasjes së dy vëllezërve Maloku në Plloqicë të Malishevës.

Thaçi ka thënë se dënon këtë vrasje, duke u shprehur ngushëllime më të thella familjes Maloku, përcjell Indeksonline.

Thaci po ashtu ka vlerësuar reagimin e shpejt të organeve të rendit dhe drejtësisë.

Postimi i plotë:

E dënoj vrasjen e mbrëmshme të vëllezërve Maloku në Plloqicë të Komunës së Malishevës. Familjes Maloku ua shpreh ngushëllimet më të thella, ndërsa e vlerësoj reagimin e shpejt të organeve të rendit dhe drejtësisë. Si shoqëri nuk mund të lejojmë që të cenohet jeta e njeriut, në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim. HTH/Indeksonline/