16:45 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Thaçi dhe Vuçiq në Munih, panelistë në konferencën e sigurisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe diplomati gjerman Wolfgang Ischinger janë panelistë në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Munih të Gjermanisë.

Ata do tu përgjigjen pyetjeve të gazetarëve lidhur me çështjet që kanë të bëjë me sigurinë, por edhe tema tjera si dialogu, transmeton Indeksonline.

Sot është dita e dytë e konferencës e cila dje ka nisur dhe do të përfundoj nesër.

Në këtë konferencë mori pjesë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj dhe të tjerë liderë nga të gjithë vendet e botës./Indeksonline/