15:01 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

“Do të ishte mrekulli sikur Serbia të njohë Pavarësinë e Kosovës”

Presidenti Hashim Thaçi është deklaruar sot lidhur me të arriturat e Kosovës në afrimin e 10 vjetori të pavarësisë së Kosovës.

Ndër të tjerash Thaçi ka deklaruar se është në kordinim me të parin e Kuvendit, Kadri Veseli si dhe kryeministrin, Ramush Hardinaj dhe se se Kosova do të ruajë përgjegjësinë vet të sjelljes dhe veprimit sa i përket dialogut me Serbinë.

“Kam besim të plotë se Kosova do të veprojë në mënyrë unike. Të gjithë do të kemi qëndrim të përbashkët”, ka thënë Thaçi, shkruan Indeksonline.

Sipas tij do të ndodhte mrekullia sikur Serbia të njohë Pavarësinë e Kosovës.

“Nuk mund të them se ajo ka gatishmëri ta njohë Kosovën. Arritja e marrëveshjes mes dy vendeve tona do ua merrte argumentet edhe vendeve tjera për të mos e penguar Kosovën në proceset e saj”, ka thënë tutje Thaçi./Indeksonline/