13:51 / E Diele, 09 Gusht 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Duhet të kalojmë tutje

Pasi skuadra e Prishtinës e mësoi kundërshtarin e saj në fazën preliminare të Evropa Ligës, për këtë foli edhe mbrojtësi, Armen Thaçi.

“Kryeqytetasit” kanë mësuar kundërshtarin e tyre në fazën e parë të kësaj gare e që do të jetë klubi nga Gjilbraltari, Lincoln Red Imps , shkruan IndeksOnline

Ndërkaq, në një shkrim të publikuar nga faqja zyrtare e Prishtinës në “Facebook”, Thaçi shprehet i gatshëm për këtë ndeshje, dhe me shumë bindje e thotë se do të kalojnë në fazën tjetër.

“Është hera e tretë që do udhëtojmë në Gjibraltar. Ndoshta kundërshtari më i vështirë që ka qenë në short. Duhet të përgatitemi maksimalisht që në të gjitha mënyrat të tentojmë kualifikimin në raundin e parë. Normalisht, pres kalimin tutje, nuk do të jetë e lehtë, sidomos nëse e kujtomë vitin e kaluar, por duhet të kalojmë tutje. Kemi ende kohë për të punuar në këtë fazë përgatitore dhe duhet të jemi sa më të gatshëm”, ka thënë kapiteni, Armend Thaqi.