19:01 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Erdoganin e urova edhe për Ditën e Republikës së Turqisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në përurimin e Aeroportit të Ri të Stambollit.

Nga ana e tij, Thaçi ka thënë se në emër të qytetarëve të Kosovës, presidentin turk Erdogan e ka uruar edhe për Ditën e Republikës së Turqisë.

Shkrimi i tij i plotë:

Me liderë shtetesh në përurimin e Aeroportit të Ri të Stambollit, i cili pritet të shndërrohet në aeroportin më të madh në botë. Në emër të qytetarëve të Kosovës, presidentin Erdoğan e urova edhe për Ditën e Republikës së Turqisë. HTH