15:14 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi falënderon Isa Mustafën, ka fjalë edhe për ata që e “djegën Kuvendin”

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përgjatë fjalimit të tij në prag të 10 vjetori të Pavarësisë së Kosovës, para gazetarëve është deklaruar edhe lidhur me Gjykatën Speciale.

Me këtë rast, Thaçi përpos tjerash ka falënderuar ish-kryeministrin e vendit, tashmë liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

Ai ka thënë se falënderon Mustafën që i bindi deputetët për ta votuar këtë Gjykatë.

“Unë kam biseduar me deputetët veç e veç për t’i bindur por nuk ua kam imponuar. Unë nuk e solla Gjykatën Speciale por rrethanat që u krijuan”, ka thënë Thaçi, shkruan Indeksonline.

“Nuk jam pajtuar me atë që e djegin Kuvendin e Kosovës atë ditë kur votohej për Specialen, por ai refuzim i atëhershëm ka qenë për poena politike dhe aktrim politik”ka shtuar Thaçi./

Presidenti Hashim Thaçi ka shtuar tutje se pushtetet janë të ndara dhe se deputetët i kanë partitë e tyre dhe kryetarët e tyre.

“Nëse dikush mendon se kam autoritet suprem, gabon. Reagime et mia nuk mund të jenë spontane e të panevojshme apo të ndonjë presioni. Qëndrimi im është i qartë, kushtetues dhe ligjor. Ata që deshën në vitin 2015 të djegin Kuvendin sot janë entuziast për Gjykatën Speciale. Kështu që është krijuar një unitet politik dhe qytetar. Edhe ata që deshën të djegin Kuvendin sot e përkrahin këtë ide dhe këtë qëndrim. Gjykata Speciale nuk mund të shfuqizohet dhe nuk do të shfuqizohet. Është qëndrim i Kosovës dhe jo opinion” ka përfunduar Thaçi./Indeksonline/

 

ne/