22:55 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Fitorja e Dritës hap historik për Gjilanin dhe për futbollin e Kosovës

Skuadra e Dritës ka triumfuar në udhëtim ndaj klubit nga Maqedonia Veriore, Sileks me rezultat final në 0:2, takim ky i vlefshëm për kualifikimet në Evropa Ligë.

Pas fitores së Dritës ka reaguar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, i cili e ka quajtur këtë ndeshje historike për Gjilanin e futbollin e Kosovës, shkruan IndeksOnline

Kujtojmë se Drita bëhet skuadra e parë kosovare që arrin një sukses të tillë.