10:51 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Thaçi flet në telefon me Mustafën, i ofron mbështetje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar se që nga momenti që është njoftuar për gjendjen shëndetësore të ish kryeministrit Isa Mustafa, është vënë në kontakt me bashkëpunëtorët dhe familjarët e tij.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka treguar se ka shprehur gatishmërinë për ta vizituar, mirëpo një gjë e tillë nuk është realizuar për shkak të procedurave të trajtimit.

Tani ai ka thënë se ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dhe se i ka ofruar përkrahje të plotë për shërim, duke shtuar se i uron shëndet dhe sa më parë t’i kthehet familjes dhe obligimeve institucionale.

“Që nga momenti i informimit për gjendjen shëndetësore të ish kryeministrit Isa Mustafa vura kontakt me bashkëpunëtorët dhe familjarët e tij. Shpreha gatishmërinë për ta vizituar, por procedurat e trajtimit të tij nuk ma mundësuan një gjë të tillë. Përmes telefonit zhvillova një bisedë me të, duke i ofruar përkrahje të plotë për shërim, kudo të jetë e nevojshme. Z. Mustafa i uroj shëndet dhe sa më parë t’i kthehet familjes së tij si dhe obligimeve institucionale. HTH”, ka shkruar Thaci./Indeksonline/