14:41 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Thaçi flet nga Ujmani: Ishte ditë e mrekullueshme, takova shqiptarë e serbë që punojnë për Kosovën

Presidenti Thaçi ka mbajtur një konferencë nga Liqeni i Ujmanit në Veri. Pasi bëri një xhiro me barkë, Thaçi është deklaruar për media duke thënë se ka kaluar një ditë fantastike.

“Kisha kënaqësinë në një vizitë rutinë, të vizitoj pikën kufitare në Bërnjak, të takoj policë kosovarë, të takojë kufitarë në pikën e instaluar nga rezultatet e bisedimeve në Bruksel.

Ishte mrekulli ti shikosh të gjithë duke punuar në shërbim të vendit, ligjit. Unë zakonisht vikendet i kaloj duke ecur në bukuritë e Kosovës, por sot vendosa të bëj xhiro lundrimi në këtë vend të mrekullueshëm, në këtë vend të pakrahasueshëm të Republikës së Kosovës.

Ishin emocione të veçanta, ishte një xhiro e bukur. Takova disa serbë, i falënderoj që më qerasën kafe. Unë si president i shërbej të gjithëve në çdo cep të territorit të Kosovës” ka thënë presidenti./Indeksonline/

Temat: