15:09 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Thaçi godet spektrin politik: Këto mund të jenë pasojat nëse s’kalon demarkacioni!

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi e ka quajtur veprim të dëmshëm moskalimin e demarkacionit me Malin e Zi nga ana e Republikës së Kosovës.

I pari i Shtetit ka vlerësuar se ky veprim mund t’i kushtojë Kosovës me ‘ndëshkim’ të nga përfaqësuesit ndërkombëtar.

“Jo vetëm që e kemi humbur betoj e argumenteve, por e kemi lhautu besimin e partnerëve tanë strategjik”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline

Poashtu, Thaçi theksoi se nuk ka gjë më të shenjtë, se sa ta ruajmë tolerancën fetare dhe nderetnike. Prandaj, ai ka thënë se jemi dhe do të mbesim kampion në luftën kundër ekstremizmit, fundamentalizmit dhe çfarë do forme të terrorizimit.

“Kosova njësoj sikur pjesa dërmuese e shteteve perëndimore, është prekur nga elementet fundamentalistë dhe terroristë. Mirëpo institucionet tona të sigurisë, me sukses janë ballafaquar me këtë kërcenim të rrezikshëm. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Do të jemi të pa kompromis kundër atyre që synojnë që me dhunë të na e ndryshojnë kulturën, traditën dhe mënyrën tonë të jetesës. Ata shtetas të Kosovës të cilët kanë rënë në rrjetën e ideologjisë ekstremiste, fundamentaliste dhe terroriste, do të përballën pamëshirshëm me forcën e ligjit. Do t’u japim goditje të vazhdueshme atyre që rrezikojnë vlerat tona kombëtare dhe shtetërore”, ka thënë ai. /Indeksonline/

epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ