Thaçi i tronditur nga vdekjet në Gjenova, pas shembjes së urës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova bashkëndjenë dhimbjen e familjeve të viktimave të sotme në Gjenovë.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se ndihet i tronditur se dhjetëra persona humbën jetën nga shembja e urës në këtë komunë.
“Jemi të tronditur nga humbja e jetëve si pasojë e shembjes së urës në Gjenovë të Italisë. Kosova bashkëndjenë dhimbjen e familjeve të viktimave dhe lutemi për të lënduarit. HTH”, ka shkruar Thaçi./Indeksonline/