18:17 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Isa Mustafa, vendimtar në hapjen e rrugës për liberalizimin e vizave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron për një vizitë zyrtare në Austri, ku edhe është takuar me kancelarin Sebastian Kurz.

Pas takimit me të, në një prononcim për media, Thaçi ka thënë se me kancelarin Kurz kanë diskutuar për çështjet e rëndësishme të Kosovës si dhe ka marrë mbështetje nga ai për rrugëtimin e Kosovës për në Bashkimin Evropian.

“Austria ka qenë ndër vendet e para që ka njohur Kosovën dhe tani është mbështetëse e fortë për konsultimin e shtetit të Kosovës. Diskutuam për mbështetjen që Austria duhet t’i jep Kosovës për anëtarësim në Interpol. Por gjithashtu diskutuam edhe për mbështetjen e Austrisë si një zë me influencë në familjen Evropian për mbështetjen sa i përket liberalizimit të vizave, dhe kjo mbështetje do të ndodh pasi Kosova ka përmbushur kriteret. Nga 1 korriku Austria do të marrë rolin udhëheqës në presidencën evropiane, dhe kjo do të bëj që të ketë një dinamik dhe energji të mbështetjes sa  përket dialogut Kosovë-Serbi që pritet të fillojë në fund të qershorit ose në fillim të korrikut.

Ky proces nuk do të jetë fare i lehtë, por shpresoj se do të jetë i arritshëm dhe të përfundojë me njohje reciproke, e në të njëjtën kohë do të jetë “win-win” (të dy shtetet do të dalin fituese) edhe për Kosovën, edhe për Serbinë. Kur flas “win-win”, flas në kuptimin e asaj se dy vendet tona do të jenë pjesë e BE-së, ndërsa në fund të këtij procesi do të ndodhë njohja reciproke dhe anëtarësimi i Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare ”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, sa i përket liberalizmit të vizave, Thaçi është i bindur se Komisioni Evropian do të dal me një raport pozitiv, pasi tashmë, sipas tij, janë përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.

E ky suksese, sipas tij, i atribuohet të gjithëve që janë të përfshirë në procesin e vendimmarrjes, e posaçërisht LDK-së dhe Isa Mustafës të cilët votuan për përmbylljen e ratifikimit të Demarkacionit.

“Ne duhet të fokusohemi në suksesin që do të arrijë Kosova.  Suksesi i liberalizimi të vizave i takon të gjithë skenës politike, medias, parlamentit, e opozitës. Unë e theksojë se ata që votuan për Demarkacionin, roli i tyre ka qenë vendimtar, e sidomos LDK, e  Isa Mustafa, ishin vendimtar që të hapet rruga e liberalizimit të vizave”, ka theksuar Thaçi./Indeksonline/