23:29 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Kosova aleat i besueshëm i SHBA në luftën kundër terrorizmit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se bota është një vend më i sigurt pas vdekjes së kreut të ISIS-it Abu Bakr al-Bagdadi.

Ai në një postim në Twitter shkruan se Kosova është një aleat i besueshëm dhe aktiv i SHBA në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

“Lajm i mirë nga presidenti @realDonaldTrump për vrasjen e liderit të #ISIS Abu Bakr al-Baghdadi. Bota është një vend më i sigurt me vdekjen e tij. #Kosova është një aleat i besueshëm dhe aktiv i SHBA në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit”.

Lideri i Shtetit Islamik u vra gjatë një operacioni ushtarak të forcave amerikane në Idlib të Sirisë.